Transmetuar më 29-09-2017, 19:43

Është ndoshta një ndër produktet që konsumohet më së shumti nga njerëzit. Bëhet fjalë për kafenë.

Ka persona që e pijnë me shumë sheqer, por nuk mungojnë edhe ata që e pijnë, ashtu si thuhet në gjuhën e përditshme, shqeto.

Sipas një studimi austriak, preferenca e kafesë ka lidhje me karakteristika të caktuara psikologjike.

Kështu, sipas studimit, personat që pëlqejnë kafe të ëmbël zakonisht janë miqësorë dhe të sjellshëm.

Nëse ju jeni një njeri që pëlqeni të konsumoni kafen e hidhur, pra kafen e pastër, bazuar në rezultatet e studimit, këtë kafe më së shumti e kanë pëlqyer njerëzit me tendenca të psikopatëve dhe sadistët. /k.k/noa.al/