Transmetuar më 01-10-2017, 15:08

Vijon dominimi i kthjellimeve pjesën më të madhe të vendit por vranësira kalimtare do të ketë në të gjithë zonën malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do të ketë në gjithë zonat malore lindore duke rrezikuar nga shira të dobët e të izoluar shtrirjen Lindore Peshkopi – Bilisht.

Sipas MeteoAlb, në mbrëmje do të ketë ri-kthjellim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërkohë që në det do të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Veriperëndimi dhe kryesisht Europa Veriore duke përfshirë Vendet Balltike do të përfshihet vranësira të dendura dhe rrebeshe intensive shirash të cilët gjatë mbrëmjes shtrihen edhe në një pjesë të Europës Qendrore.

Po ashtu, me vranësira të shpeshta por shira të pakët paraqitet Mesdheu Qendror. Por vijon dominimi i kthjellimeve në Europën Lindore, pjesën më të madhe të zonave Qendrore dhe mbi gadishullin Iberik. /b.l/noa.al/