Transmetuar më 01-10-2017, 19:46

Një çift bashkëshortësh refuzuan të merrnin ilaçe për fëmijën e tyre të sapolindur, pasi ishte prekur nga verdhëza, gjë që çoi në shuarjen e të voglës.

Ngjarja shokuese është përcjellë natyrshëm nga çifti, të cilët me vetëdije lanë vajzën e tyre Abigail, të vdiste.

Kjo ndodhi në një maternitet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku mamia që asistoi në lindjen e fëmijës tha se ajo ishte prekur nga verdhëza.

Ajo u sugjeroi prindërve se sëmundja mund të trajtohej me ilaçe, por çifti që beson në fenë e krishterë tha se “Zoti nuk bën gabime”, duke e lënë vajzën të vdesë.

Por në librat e shenjtë jo më kot thuhet “ruhu që Zoti të të ruajë” dhe është e qartë se teoria që çifti zbatoi, ishte edhe më antifetare.

Rachel Joy Piland dhe Joshua Barry Piland janë arrestuar nga policia pas vdekjes së vajzës së tyre.

Prangosja e tyre erdhi pasi autopsia konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e neglizhencës dhe se po të kurohej, vogëlushja nuk do të kishte asnjë problem. /k.k/noa.al/