Transmetuar më 01-10-2017, 21:35

A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa vezë e kanë të kuqe ngjyrën e lëvozhgës, dhe të tjera e kanë të bardhë?

Studimet e bëra në Universitetin e Cornellit, në Itaka të Nju Jorkut (SHBA), sugjerojnë se ngjyra e lëvozhgës është e përcaktuar nga kodi gjenetik i pulës.

Shpjegimi më i thjeshtë që ata bëjnë është: Pulat e bardha bëjnë vezë të bardha, dhe ato me pupla kafe, bëjnë vezë të kuqe.

Shkencëtarët e këtij universiteti kanë arritur edhe në përfundimin se pavarësisht ngjyrës, vlerat ushqyese të vezëve janë njësoj.

Ata saktësojnë se vezët e kuqe (kafe) dhe të bardha janë njësoj të pasura me vlera ushqyese dhe acide yndyrore Omega 3. /k.k/noa.al/