Transmetuar më 01-10-2017, 22:50
Skuadra e Real Madridit ka marrë një fitore të çmuar në “Bernabeu” në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme.
Madrilenët fituan me rezultatin 2-0 përballë Espanyol, në takimin e vlefshëm për “La Liga-n” spanjolle.
Të dy golat në këtë takim u shënuan nga mesfushori spanjoll, Isco, një në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë.
Pas kësaj fitoreje Reali pozicionohet në vendin e pestë më 14 pikë, shtatë më pak se sa Barcelona në vendin e parë.
Barcelona gjithashtu fitoi në takimin e luajtur gjatë ditësm së sotme me rezultatin 3-0 përballë Las Palmas ku dy nga golat u shënuan nga Messi./a.k/noa.al/