Transmetuar më 02-10-2017, 10:58

Së paku 20 persona kanë gjetur vdekjen nga breshëria e të shtënave pranë Mandalay Bay Casino, në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë policia ka vrarë një të dyshuar si dhe i ka kërkuar policisë që të shmangë zonën e rrëmujës.

I dyshuari qëlloi nga kati i 32 i një pallati me automatik mbi të pranishmit në një koncert të muzikës country, natën mes të dielës dhe të hënës.

I dyshuari hapi zjarr nga kati i 32 i resorit Mandalay Bay duke shkaktuar një masakër të vërtetë. 

Ndërkohë policia konfirmoi 20 viktima dhe 100 të plagosur, ndërkohë që dyshohet se autori i sulmit është një i vetëm. /a.y/noa.al