Transmetuar më 02-10-2017, 12:27

Një i moshuar i ve nga një fshat i Patosit është konfliktuar ashpër me kunatën e tij, po ashtu të ve.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, gruaja shkonte herë pas here për ta ndihmuar kunatin dhe për t’i gatuar, por i moshuari i ka kërkuar që të flejë me të.

Kërkesa e tij ka nxehur gruan e cila ka debatuar ashpër me kunatin duke u dëgjuar në të gjithë fshatin.

“Një i moshuar i ve nga një fshat i qytetit të Patosit është konfliktuar me kunatën e tij e cila është po ashtu e ve. Kunata e kishte shtëpinë pranë të moshuarit dhe shkonte herë pas here për ta ndihmuar, për t’i gatuar dhe për të bërë punët e shtëpisë, por i moshuari i ka thënë: Meqë vjen këtu dhe gatuan pse mos të flemë edhe bashkë. Gruaja është nxehur duke i thënë se ka qenë gruaja e vëllait të tij. Debati mes tyre është dëgjuar në të gjithë fshatin”, tha gazetari, transmeton ‘tvklan’.

Gjithë rrëfimin e gazetarit mund ta gjeni të plotë në videon më poshtë.