Transmetuar më 02-10-2017, 14:05

Duhanpirësit duhet ta përdorin pa diskutim, në këtë mënyrë pastrojnë organizmin nga nikotina, por parandalojnë edhe një sërë sëmundjesh.

Bëhet fjalë për një pije natyrale, e cila përgatitet lehtësisht, por që ndihmon personat që të kenë mushkëri të pastra në mënyrë natyrale, e sidomos ata që e përdorin prej shumë vitesh.

Merrni tre lugë nga shafrani i Indisë, një rrënjë të vogël xhenxhefili, një litër ujë dhe 400 gramë hudhra të copëtuara dhe pak sheqer.

Në një enë hidhni ujin dhe viheni të nxehet dhe më pas shtoni pak sheqer dhe gradualisht edhe përbërësit e tjerë, të cilët duhet t’i lini të vlojnë për 5 minuta.

Lëngun e përftuar lëreni deri sa të bëhet sa temperatura e ambientit dhe kullojeni.

Çdo mëngjes këshillohet të konsumoni dy lugë nga ky lëng esëlll në mëngjes.

Nëse nuk mundeni në mëngjes përdoreni në mbrëmje, pak para se të flini.

Është një pije shumë e mirë e cila përmirëson frymëmarrjen si dhe parandalon kancerin e mushkërive, për shkak se i pastron ato. /a.y/noa.al