Transmetuar më 02-10-2017, 18:45

Duke nisur nga nesër të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për lotarinë amerikane. Për të gjithë shqiptarët që kanë dëshirë që të hedhin lotarinë amerikane, është dhënë këshilla kryesore, që aplikimet të mos lihen për ditët e fundit.

Gjatë këtij muaji janë dhënë herë pas here informacione mbi kushtet e aplikimit, në mënyrë që të mos bëhen gabime.

Por sot në emisionin "Rudina" Emily Ernright dhe Lorenc Mansaku kanë dhënë udhëzimet e fundit për të gjithë të interesuarit. Ata kanë folur për detaje dhe kanë informuar rreth aplikimeve për lotarinë amerikane, që nis zyrtarisht nesër dhe do të zgjasë deri më 7 nëntor.

"Nëse nuk ka shkollë të mesme ne i vëmë re dhe përvojës së punës. Po në proces ka dy ndryshime të rëndësishme. Duhet të përdorni një foto të re këtë vit. Nuk duhet të përdorni një foto që është përdorur një vit më parë.

Ka një ndryshim për mirë këtë vit sepse ju keni mundësinë e verifikimit të të dhënave. Këtë vit kjo është e mundur. Është shumë e rëndësishme se çdo person duhet të plotësojë vetë aplikimin.

Nëse anglishtja juaj nuk është në nivelin e duhur për plotësimin e formularit, duhet personi të jetë përgjegjës kur tua plotësojë dikush tjetër. Të njohurit e anglishtes  nuk është kriter. Për moshën nuk një kriter. Kriter është që duhet të kesh shkollën e mesme gjatë kohës që jepen intervista", tha Mansaku.

Përzgjedhja si përherë është rastësore përmes një shorti kompjuterik. Numri i vizave shpërndahet mes gjashtë rajoneve gjeografike dhe asnjë vend nuk mund të marrë më shumë se 7% të totalit të vizave të shumëllojshmërisë të akorduara në një vit për këtë qëllim. /b.l/noa.al/