Transmetuar më 02-10-2017, 19:54

Problemet në çift janë nga më të ndryshmet, dhe për rrjedhojë edhe zgjidhjet janë po ashtu të ndryshme.

Ka debate, përlasje, por kur mes tyre ekziston dashuri gjithçka kthehet shpejt në normalitet.

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me një grua 31-vjeçare, e cila ka shkruar në rubrikën “Dear Diedre”, në “The Sun”, duke thënë se e ka tradhëtuar burrin vetëm se ky i fundit i kishte shtypur macen.

Ajo rrëfen se me bashkëshortin 31-vjeçar njihet që kur ishte në moshë të vogël.

Në letër ajo shkruan se kur një shoqja e saj e ftoi për pushime në Spanjë, burri i kishte shtypur me makinë macen e saj.

Ky fakt e lëndoi shumë 31-vjeçaren, dhe menjëherë mendoi të bëjë të njëjtën gjë që burri të “vuante” njësoj si ajo.

Ajo thotë se pasi njohu një djalë 23 vjeç, nuk ngurroi të shkojë në shtrat me atë.

Ajo kërkon një përgjigje nëse duhet t’i japë një shans bashkëshortit apo të kthehet në krahët e të riut. /k.k/noa.al/