Transmetuar më 03-10-2017, 10:30

Momenti kur fëmijët informohen se familja do të zgjerohet pasi mami është sërish shtatzënë, nuk është diçka e lehtë, sidomos kur fëmija i parë është ende i vogël.

Është kjo tema që e ka bërë të famshme në rrjetet sociale, vogëlushen Daisy Martin, vetëm 3 vjeçe.

Ajo është filmuar nga nëna e saj Siobhan O’Brien, në momentin kur i thuhet se do të bëhet me vëlla.

Vogëlushja nga Cardiff në Uells, dëshironte që të kishte një motër, kështu që kur mësoi se do bëhej me vëlla, ia plasi të qarit.

Natyrisht nëna nuk e priste një reagim të tillë, dhe tentoi menjëherë ta marrë me të mirë, por më kot. /a.y/noa.al