Transmetuar më 03-10-2017, 18:24

Një ndër çiftet më të dashura në botë, festojnë sot një përvjetor të rëndësishëm të martesës së tyre.

Kanë mbushur plot 25 vite bashkë dhe për këtë ditë të veçantë Michelle Obama ka një super dedikim për bashkëshortin e saj.

Për të kujtuar këtë përvjetor martese Michelle ka zgjedhur një foto të vjetër bardhë e zi nga dasma e tyre, ku të dy duken të rinj dhe të dashuruar njësoj si sot me njëri-tjetrin.

Përkrah fotos ajo i shkruan Obama-s se ai vazhdon të mbetet shoku i saj më i mirë edhe pas një çerek shekulli të kaluar bashkë.

“Gëzuar 25-vjetorin. Edhe pas një çerek shekulli, ti vazhdon të mbetesh shoku im më i mirë, dhe një njeriu më i jashtëzakonshëm që njoh. Të dua”, shkruan Michelle. /b.l/noa.al/