Transmetuar më 03-10-2017, 19:19

Mediat ndërkombëtare vijojnë të shkruajnë rreth planetit Nibiru, i cili mendohet se është duke ardhur drejt Tokës.

Së fundmi, “DailyStar”, shkruan se ky planet është shumë afër dhe mund të godasë Tokën nga moment në moment.

Teoritë mbi fundin e botës u përforcuan nga teoricieni i konspiracionit David Meade, i cili nxiti frikën se apokalipsi do të ndodhte më 23 shtator 2017.

Disa besimtarë pohojnë se Planeti X është shfaqur. Por Nibiru ende duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Studiuesi i krishterë ka shpjeguar se pse planeti dështoi të shfaqet muajin e kaluar dhe zbuloi se ku është ai tani. Z. Meade tha se Planet X është ende “midis Marsit dhe Tokës”, por është “shumë afër”.

Dhe tani ai ka rishikuar parashikimin e tij për të thënë se apokalipsi do të shfaqet midis 20 nëntorit dhe 20 dhjetorit.

Meade bën parashikimet e tij duke krahasuar vargjet biblike rreth fundit të botës me lëvizjen e yjeve dhe planeteve.

Por Nasa ka hedhur poshtë çdo teori të tillë. /k.k/noa.al/