Transmetuar më 03-10-2017, 19:35

Edhe pse autoritetet e kishin parlajmëruar më parë një situatë problematike, një grua nuk i ka dëgjuar thirrjet e tyre dhe ka humbur jetën si pasojë e një infeksioni në ujë.

Bëhet fjalë për një 77-vjeçare, e cila nuk mbijetoi dot për shkak edhe të moshës, nga infeksioni që mori në ujë.

Sipas The New York Time, ngjarja e rëndë ka ndodhur në Houston të Shteteve të Bashkuara. Pas uraganit “Irma”, ujërat e oqeanit u përzien me ujërat e zeza, dhe autoritetet sugjeruan njerëzit që të shmangnin kontaktet.

Por Nancy Reed e pësoi tragjikisht duke u prekur nga ai që njihet si bakteri “mishngrënës”.

Po vijojnë hetimet për të zbuluar më shumë rreth këtij bakteri. /k.k/noa.al/