Transmetuar më 04-10-2017, 10:27

Motrën e Bes Kallakut e njihni të gjithë pasi ajo jo vetëm është prezantuese në "Radio Televizionin Scan", por disa muaj më parë emri i saj u përmend në të gjitha mediat si motra e aktorit të humorit. 

Ana Kallaku festoi ditën e djeshme ditëlindjen. Të afërmit i kishin organizuar një party për të festuar 25-vjetorin e saj.

Të parët që e kanë uruar publikisht kanë qenë çifti i sapomartuar Besi dhe Xhensila.

"Urime ditëlindjen e vogla e vëllait, dashuria e gjakut. Zoti të bekoftë", shkruan Besi.

Ndërsa Xhensila e cila e quan Anushe, shkruan: "Anushja jonë edhe 100 vite të lumtura. Të qeshtë fati siç të qesh fytyra dhe shpirti". /b.l/noa.al/