Transmetuar më 04-10-2017, 12:21

Deri tani nuk e kishim parë të shfaqej kaq hapur edhe pse prej kohësh këngëtari i njohur e kishte prauar faktin se pëlqente meshkujt dhe jo femrat.

Bëhet fjalë për Sam Smith i cili më në fund është shfaqur më i dashuruar se kurrë me aktorin Brandon Flyn teksa shëtisnin dorë për dore pa e vrarë aspakt mendjen rrugëve të New York-ut.

Ylli i shumë hiteve si  dukej mjaft i lumtur dhe herë pas here shkëmbente edhe puthje në buzë me të dashurin e tij.

Nuk dihet prej sa kohësh ata janë bashkë, por dyshimet se djemtë mund të ishin në një lidhje kanë ardhur pasi janë parë komentet e shpeshta të Brandon në profilin e Sam në Instagram.

Me këto foto tashmë nuk ka më dyshime, ata tani vërtetuan se janë bashkë dhe madje edhe të lumtur përkrah njeri- tjetrit. /b.l/noa.al/