Transmetuar më 04-10-2017, 14:41

Zëvendëskryeministrja Seneida Mesi ka informuar sot qytetarët se nëpërmjet portalit E-Albania do të ofrohen disa shërbime shtesë për qytetarët.

Duke folur nga Kryeministria, ajo bëri me dije se qytetarëve nuk do t’u kërkohen më certifikata.

“Vazhdojmë të mbajmë premtimet duke ofruar shërbime më të shpejta, efeciente, përmes shërbimi E-Albania. Kjo bëhet për reduktimin e certifikatave dhe për kopjet e kartelave të pasurisë, kopjet e hartës kadastrale, barra e vërtetimit i kalon administratës. Dua të informoj qytetarët se ju jeni të çliruar nga detyrimi për tërheqjen dhe paraqitjen e certifikatave nga administrata, ndaj refuzoni çdo kërkesë për to", u shpreh Mesi.

Në vijim kërkoi falje për ndonjë problematike gjatë kësaj faze.

Ajo shtoi se ky është një hap i rëndësishëm për ndërtimin nga themelet të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, për qytetarin. /a.y/noa.al