Transmetuar më 04-10-2017, 23:30

Isabella, gjashtë vjeç, kishte pasur probleme në shkollë. Por nëna e saj, Victoria Collier mendoi ta ndëshkonte, me një dënim! Të shkruante disa herë në një fletë: “Unë do të bëj zgjedhje më të mira”.

E vogla e befasoi nënën duke e kryer detyrën në mënyrë të jashtëzakonshme. Si? Shikoni se sa me zgjuarsi i ka shkruar frazat.

Fotografia, e postuar në rrjetet sociale, është bërë shpejt virale.

Pasi e shkruajti fjalinë si duhet katër herë, ajo vendosi që një rrugë e shkurtër ishte zgjedhja më e mirë dhe hoqi disa vija vertikale, nga fillimi në fund të faqes.

Më pas e vazhdoi dënimin thjesht duke shtuar pikat, format, vijat dhe gërmat shtesë që nevojiteshin për të përfunduar fjalitë. Fjala “choices” duket se është mbështjellë në “choies”, por ndoshta Isabella ka dashur të kombinojë gërmat “c” dhe “e” për të shkurtuar edhe më shumë kohë.

Një mike e mamasë së saj e postoi fotografinë në Reddit dhe në faqen Imgur dhe ajo u përcoll më pas në rrjete sociale mbi 1.7 milionë herë.