Transmetuar më 05-10-2017, 00:13

Romir Zalla është një nga aktorët më në zë në Shqipëri.

Ai u bë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij në formatin e humorit në Portokalli.

Dita e sotme, e cila sapo ka nisur, është ditë gëzimi për të pasi vajza e tij mbush 13-vjeçe.

Romiri ka bërë një urim publik për të me këtë urim:

“Kaltrin sot mbush 13. Por për mua do të jetë gjithmonë e vogla e babit. U bëfsh 1000 vjeç shpirti im, drita e syrit tim, princesha ime. Tu plotësofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e kësaj bote. Të dua shumë.”-/a.k/noa.al/