Transmetuar më 05-10-2017, 07:59

Aktorja e humorit Marjana Kondi, prej më se një viti shijon ndjesinë e të qenit gjyshe.

Ajo kujdeset pafund për mbesën e saj, duke shijuar çdo moment që mundet me të.

Pjesë nga këto momente ajo i ndan me ndjekësit në Instagram.

Kështu ka bërë dhe këtë mërkurë duke publikuar një foto ku shihet me vogëlushen në prehër, të ulura në bar tek liqeni.

Bie në sy se Marjana duket shumë në formë dhe aspak si gjyshe, madje e kombinuar këndshëm.

Ajo shkruan krahë fotografisë, “Ahhh kjo goca që rri në prehrin tim, liqenit i thotë deti”.

Marjana është bërë gjyshe e një vajze të vogël, e ardhur në jetë nga vajza e aktores me emrin Suana. /a.y/noa.al