Transmetuar më 05-10-2017, 12:32

“Kjo nuk është histori votimi, por histori principale për të pasur lirinë e shprehjes”.

Kështu është shprehur deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, pas bllokimit të Kuvendit nga kryetari Gramoz Ruçi dhe ndëshkimit të kreut të PD-së, Lulzim Bashës.

Më tej deputeti Alibeaj e ka quajtur jo të drejtë përjashtimin e kryetarit të opozitës nga seanca parlamentare, teksa tha se nuk do të ndodhë kurrë që mazhoranca t’i mbyllë gojën opozitës. 

“Do presim me qetësi të fillojë seanca, kërkojmë të drejtën tonë, nuk do ndodhë më t’i mbyllet goja opozitës.

Konferenca u mblodh që dje, objekti është përcaktuar, lista e folësve tanë depozituar që dje, ka vetëm një gjë, po themi që është mospregatitja e mazhorancës, por jo, është mungesa e argumentit, ata nuk përballen dot me argumentin.

Meqë janë të papërgatitur për të përballur këtë argument bëjnë këtë zgjidhje, të na mbyllin gojën ne, s’ka për të ndodhur kurrë”, shtoi Alibeaj./b.l/noa.al/