Transmetuar më 05-10-2017, 12:46

Kanë qenë të shumta rastet kur na ka ndodhur t’i shikojmë personazhet e showbiz-it të derdhin lot në emisione live.

Mbrëmjen e djeshme  në emisionin “Top Show” ishin të ftuar personazhe të njohur të ekraneve për të folur mbi dhunën ndaj kafshëve në vendin tonë.

Roza Lati është një kafshë-dashëse, e cila u prek tejet shumë nga videoja që u transmetua në ekran, ku shfaqej i riu nga Kuçova që masakronte me sëpatë një këlysh qeni, duke bërë që ajo të shpërthente në lot.

Dihet që Roza i do shumë kafshët dhe shpreh ka dalë në mbrojtje të tyre, siç ishte dhe rasti i gjyqit me pronarin e një dyqani kafshës në Tiranë.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe autoritetet përkatëse priten të marrin masat e duhura. /b.l/noa.al/