Transmetuar më 05-10-2017, 14:01

Për Alban dhe Beatrix Ramosajn, dita e djeshme ka qenë mjaft emocionuese. Ata të dy bashkë me mamanë e tyre, Antigonën, janë pajisur me pasaportat shqiptare duke u bërë kështu shetas të Shqipërisë.

Familja nuk ka ngurruar ta ndajnë me ndjekësit e tyre këtë moment teksa kanë postuar fotot në Instagram.”Zyrtarisht shqiptarë”, shkruan këngëtarja krenare.

Me prejardhje janë nga Podujeva e Kosovës, por prej vitesh jetojnë me të ëmën e tyre Antigonën në Tiranë, kjo pasi babai i tyre ndërroi jetë shumë i ri.

Dyshja fëmijërinë e kaluan në Holandë, por më pas janë kthyer edhe në Shqipëri, nga ku kanë nisur dhe zhvilluar karrierën e tyre muzikore.

E së fundmi, ata kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se tashmë janë zyrtarisht shqiptarë, duke u pajisur kështu edhe me pasaportën e Republikës së Shqipërisë./b.l/noa.al/