Transmetuar më 05-10-2017, 15:40

Një adoleshente nga qyteti i Laçit ka tentuar t’i japë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në lagje Nr.2, në Laç, ku 18 vjeçarja E.Gj., në banesën e saj ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar ilaç rrobash.

Kanë qenë familjarët ata që kanë konstatuar të renë të shtrirë përtokë pa ndjenja dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit.

18- vjeçarja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar këtë vajzë të ndërmarrë një akt kaq të rëndë për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim. /b.l/noa.al/