Transmetuar më 05-10-2017, 16:38

Një 51- vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit pas një operacioni për mallrat kontrabandë i koduar “Smoking”. Mësohet se është arrestuar 51 vjeçari Bujar Leka, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të disponuara nga Strukturat Policore u kap duke treguar paketa cigaresh dhe mallra të ndryshëm ushqimor pa pullë dhe pa faturë tatimore.

Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 1 300 paketa cigare të markave të ndryshme pa pullë dhe pa faturë tatimore; mallra të ndryshëm ushqimor pa faturë tatimore.

Burime policore bëjnë të ditur se Leka ka qenë i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale "Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë" dhe "Fshehja e të ardhurave". /b.l/noa.al/