Transmetuar më 05-10-2017, 19:30

Pa kaluar 24 orë nga goditja e një grupi trafikantës të lëndëve narkotike, pjesë e të cilit ishte edhe një shqiptar, policia greke ka evidentuar një tjetër rast trafiku, ku këtë herë pjesë ka qenë një vajzë nga Shqipëria. 

Operacioni është shtrirë në Athinë, në përfundim të së cilit u sekuestruan 52 kg marijuanë, ndërsa në pranga ranë 3 persona, mes tyre një shqiptare.

Në kuadër të operacionit, që ndërmori policia e Selanikut në bashkëpunim me atë të Athinës, u kapën një burrë dhe tre femra të moshës 19, 34 dhe 53 vjeç dhe një 32-vjeçare shqiptare.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet u gjetën 48 pako me 51 kg 802 gram marijuanë, të cilat po tentonte t’i shiste 53-vjeçari grek me dy vajza, mes tyre shqiptarja.

Policia sekuestroi gjithashtu në një banese 6 qese me 261 gr kokainë, 1 peshore, 6 celularë, si dhe sende të tjera e 360 euro. /k.k/noa.al/