Transmetuar më 05-10-2017, 19:57

Një akuzë e re për përdhunim të miturish, është ngritur ndaj regjisorit të njohur, Roman Polanski.

Aktorja gjermane Renate Langer, është shprehur se regjisori e ka përdhunuar në shtëpinë e tij në fshatin gjerman, Gstaad, kur ajo ishte vetëm 15-vjeçare.

Sulmi i shkurtit të vitit 1972 që denoncon sot Renate, është akuza e fundit, pas një serie akuzash të ngjashme të bëra nga katër femra të ndryshme kundër 84-vjeçarit, i cili është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Polanski është deklaruar fajtor në SHBA në vitin 1977 për përdhunimin e Samantha Geimer kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe.

Por Polanski u largua nga SHBA përpara se të dënohej.

Regjisori jeton në Paris me familjen e tij, pasi Franca nuk ka një traktat ekstradimi me SHBA.

E pyetur nga Neë York Times se përse nuk kishte treguar më parë, 61-vjeçarja Renate është shprehur:

“Nëna ime do të kishte pësuar atak në zemër. U ndjeva e turpëruar, humba veten dhe isha vetëm”.

Në jetën e tij, Roman Polanski gjithmonë është përballur me akuza për afera seksuale.