Transmetuar më 05-10-2017, 21:09

Një shtetas shqiptar ka goditur dy automjete të policisë greke për t’i shpëtuar kontrollit të autoriteteve.

Për këtë arsye ai është vënë në ndjekje dhe është arrestuar. Mësohet se 33-vjeçari nga Shqipëria, donte të shmangte kontaktin me policinë pasi në automjetin e tij ai kishte 5 klandestinë shqiptarë.

Këta të fundit u vunë re gjatë kontrolleve, ndërsa ishin futur ilegalisht në territorin grek.

“Një automjet qe vinte nga kufiri shqiptaro-grek nuk i bindet policisë në fshatin Likostomo, Janinë. Shton shpejtësinë, godet dy automjete policie dhe largohet. Mjeti u ndoq nga policia dhe u arrit të kapej ne km 145 te aksit Janine – Trikalla. Drejtuesi tentoi te largohej me vrap por u arrestua.

Ai është shqiptar 33-vjeç. Brenda nëmjet u gjetën 5 klandestinë shqiptare të moshës 28, 28, 30, 31 dhe 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet po ashtu se personat që tentuan të hynin ilegalisht në Greqi, kishin paguar 750 euro për të shkuar deri në Janinë, pasi kishin urdhër ndalimi për të hyrë në vendet e zonës shengen. /k.k/noa.al/