Transmetuar më 05-10-2017, 21:54

Ajo është një nga prezantueset më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.

Alketa Vejsiu drejton me sukses spektaklet më të njohura në Tv Klan dhe njihet për rrjedhshmërinë e saj në komunikim.

Ajo së fundmi ka paralajmëruar se një projekt i ri pritet të vijë së shpejti.

Këtë gjë Alketa e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Në fotografinë dhe postimin e publikuar ajo shfaqet në qytetin e bukur italian, Firenze.

Se për çfarë projekti bëhet fjalë ajo nuk e bën të ditur por shkruan se do të konkretizohet së shpejti.

Postimi i Alketës:

“Firenze sa e bukur që je. Një projekt i ri në sfond pritet të dalë në dritë së shpejti”./a.k/noa.al/