Transmetuar më 05-10-2017, 23:43

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se kreu i LSI-së Ilir Meta u tregua emocional me Ramën duke e mbajtur në qeveri.

“Deformimi i parave të krimit minimumi i ka marrë LSI-së 10 mandate. Pa llogaritur strategjitë. Vetëm në Elbasan, Taulant Balla ka denoncuar 300 veta për blerje votash. Ka denoncuar të moshuarin 80 vjeçar për blerje votash vetëm pse i biri punon për LSI-në. I kanë terrorizuar njerëzit”, u shpreh kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi ka vijuar më tej:

“Fermerit në Lushnje i kanë thënë se do të djegin serën ose merr paratë dhe voto për PS-në. Kush e mbronte këtë fermerin? Këtu është e kapur çdo gjë. Çdo gjë ka marrë fund. Mos u çudit kur të marrin nesër të trafikojnë fëmijën dhe të thotë mbylle gojën. Opozita është organizim”.