Transmetuar më 06-10-2017, 09:41

Policia ka kapur mat një pronar lokali i cili posedonte në ambientet e biznesit të tij sasi tritoli, granata luftarake, si dhe objekte të dyshuara antike. Në pranga është vënë Thanor Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale: Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa leje, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i tij A. Pupa, 72 vjeç, banues në Çërravë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, këtij të fundit iu gjetën e sekuestruan katër armë gjahu të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. /b.l/noa.al/