Transmetuar më 06-10-2017, 11:19

Një video shqetësuese tregon momentin kur një vajzë braziliane nga komuna e Santana de Cataguases në juglindje të vendit humbi jetën pasi u qëllua, thuhet se nga një burrë që jetonte pranë shtëpisë së saj.

Willyene Mathias, 22 vjeçe, po e përdorte telefonin e saj për të regjistruar një debat të nxehtë me komshiun kur ajo u qëllua dy herë në fytyrë. Në video shihni se si burri me të cilin ajo debaton, dhe të cilit i referohet si Julian, heq këmishën e tij, tërheq një pistoletë nga rripi dhe e qëllon atë.

Sipas gazetës lokale “Media Mineira”, diskutimi duket se filloi sepse viktima ishte akuzuar nga burri se ka folur shumë rreth tij. Burime të tjera raportuan se fqinjët ishin duke luftuar për një mosmarrëveshje mes fëmijëve të tyre dhe se Willyene po e filmonte incidentin për të provuar te burri i saj se ishte akuzuar dhe fyer nga Julian.

Pas ngjarjes tragjike, viktima u dërgua në spital, ku gjendja e saj fillimisht u përshkrua si “kritike”. Pak ditë më vonë Willyene vdiq. Policia ushtarake nisi një ndjekje për të arrestuar të dyshuarin 40-vjeçar i cili kishte ikur nga shtëpia e tij.

Ai u gjet disa orë më vonë në shtëpinë e tij, ku agjentët gjithashtu gjetën një armë dhe municion. Njeriu tani është në paraburgim dhe mund të akuzohet për vrasje.