Transmetuar më 06-10-2017, 12:23

Zbulohet lëndë narkotike në gjendje të thatë duke bërë që të vihet në pranga një person dhe të shpallet në kërkim një tjetër.

Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme nga policia e Lushnjes, e cila asgjësoi 32 bimë kanabis sativa dhe sekuestroi 5 kilogramë lëndë narkotike.

I arrestuari është Tasim Balla, 50 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, ndërsa i shpallur në kërkim është djali i tij S.Balla 24 vjeç.

Gjatë kontrollit nga efektivët e policisë, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, u gjetën të mbjella 32 bimë narkotike dhe rreth 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në proces tharje.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes, për veprat penale

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al