Transmetuar më 06-10-2017, 18:23

Probleme të mëdha për telefonin iPhone 8 Plus. Bateria e një numri të madh smartphonesh të këtij lloji janë fryrë dhe kanë shpërthyer.

Një gjë e tillë ka ndodhur në disa shtete të botës si Hong Kong, Japoni, Tajvan, Kanada dhe Greqi.

“Jemi në dijeni të problemeve dhe po hetojmë lidhur me shkaqet”, deklaroi kompania “Apple”.

Siç raporton sajti MacRumors.com, shpërthimi mund të jetë shkaktuar prej akumulimit të gazit brenda baterisë, çka ka sjell dëmtim të smartphonit.

iPhone 8 Plus i parë që shfaqi probleme, shpërtheu teksa ishte në karikim. Ky rast ndodhi në Tajvan, pesë ditë pasi ishte blerë ndërsa po karikohej me karikues origjinal. /a.y/noa.al