Transmetuar më 14-10-2017, 15:58

Largimi nga drejtimi i portalit informativ Balkanweb, i gazetarit Tedi Blushi, ka pasuar me reagime të shumta në radhët e medias dhe të njohurve të tij.

Ne po publikojmë më poshtë, reagime te disa gazetarëve nga media të ndryshme shqiptare:

Shënim: Reagimet e mëposhtme janë të paredaktuara dhe të pakorrektuara:

Anila Basha, gazetare, drejtuese e portalit Newsbomb.al: Zvarre me police? Pupupu Ted, paska evoluar historia…mua me mbyllen deren e madhe te hekurit atje…e mban mend besoj… Anyway, te kam pare vete te rritesh profesionalisht aty dite pas dite. Edhe kur kam kerkuar shpejtesi ne shkrimin e lajmit, ti me maturi dhe me durim deri ne "heqjen e trurit tim", nxirrje shkrime qe lexoheshin me endje nje dite me pas ne faqet e Gazeta Shqiptare. Dhe te mos harrojme, autori i pare i skandalit te marreveshjes me Greqine je ti me merite te padiskutuar ne ndjekjen dite pas dite te lajmit. Jam e sigurt se kurre nuk do te tradhetoje parimet e tua profesionale dhe etike…Sic jam e sigurt qe do te gjesh pune shume shpejt…Dhe bashke mund te bashkepunojme…Keshtu qe merr kohen e nevojshme te qetesise, dhe vendos shpejt per tu rikthyer qe te mos na mungoje shume gjate pena jote  🙂

Deni Turhani, moderatore edicioni informativ në UTV: Sa pis që bëjnë këto sjellje. Por harrojnë se shumë shpejt topi rrotullohet…… dhe vret ashtu sikur qeshin e ….. veshin …. të bën një nder…..

Bleria Gjoka, ish-gazetare: Tedi Blushi me vjen shume keq qe po perjeton nje situate te tille qe te gjithe ne e kemi provuar te pakten nje here ne media. Ajo qe nuk tolerohet eshte mungesa e organizmave serioze qe te mbrojne te drejtat e gazetareve. Por mund te ndjekesh rruget ligjore. Te uroj suksese kudo qe do te shkosh sepse besoj cdo media do te donte te te kishte ne staf.

Silvi Bardhi, ish-gazetare: Tedi Blushi, respekte te sinqerta per ty! Falemnderit per bashkebunimin e deritanishem dhe korrektesine e treguar! Suksese per me tej!

Ermelinda Hoxhaj, gazetare: Me vjen keq Tedi! Kesaj ceshtje duhet ti shkosh deri ne fund besoj duke ju drejtuar gjykates, per te mos e kthyer ne tradite qe punonjesit e medias ti shkelin me kembe. Nje dere mbyllet, dhjetra te tjera hapen per profesionistet, mos e vra mendjen

Violeta Shqalsi, gazetare TV Scan: Tedi Blushi te uroj suksese kudo qe te shkosh, por gjithenje gazetaret profesioniste hiqen nga puna pa motivacion…ose me duhet vendi I punes per nje mik…por te siguroj qe kur jane te tille drejtues te bejne nder qe te heqin, sepse te bejne te kuptosh me cfare njerezish po punoje…e kam provuar vete ne "kurriz" ne 2007, kur me hoqen nga ATSH, pa asnje motivacion…por po te them nje shprehje "jo cdo e keqe vjen per keq"…

Merita Haklaj, gazetare, ABC News: Më trondite! Zoti ta priftë mbar Ted!

Aurora Sulçe, gazetare: Me vjen keq Tedi Blushi! Por do t’ia dalesh, sic ke bere gjithmone. Ata kane humbur, jo ti.

Florian Papadhimitri, ish-gazetar: E mër Ted, po fryn era "po bëjmë shtet" dhe andej! Mos e qeth fare. Nuk ka erë që e rrëzon burrin, sado e fortë qoftë. Shëndet

Dritan Hila, moderator emisioni TV: Penen nuk ta marrin dot. Paç fat

Artur Çani, gazetar: Ted te uroj mbaresi e fat. Sa per te tjerat nuk kam komente se besoj se si profesionist i mire qe je i di e i kupton me mire se kushdo. Llogjika sunduese eshte ajo e poezise se Driteroit “Kali dhe Gomari

Carmen Gjani, drejtore e revistës Psikologji, pjesë e grupit ku bën pjesë Balkanweb: Sa keqardhje! Paç fat Tedi kudo te shkosh!

Përparim Kabo, publicist: I nderuar une nuk ju njoh personalisht…une njoh historine qe ju krijuat dhe ajo mbetet…sjellja qe tregoni nuk me habit…media e lire dhe marreveshja me te verteten nuk eshte e lire …ka dhe deshmoret e vet…nga sot ju jeni i tille…Udhetimi vazhdon….shih përpara

Mimi Pashai Goxhaj, ish-gazetare: Me vjen shume keq Tedi Blushi, por jam shume e bindur qe ata kane humbur mjaft me largimin tend…ti je nje gazetar teper I zoti dhe profesionist dhe besoj qe cdo media do te ndjehej e nderuar te kishte ne rradhet e saj! Suksese kudo qe te shkosh!!

Dritan Kaba, opininist: Ted, je profesionist i vertete, ne keto kohra te censures dhe dhunes shteterore per cdo njeri te lire, ti je luftetar i fjales se lire jo viktime e saj, te uroj me te mirat kudo qe do vazhdosh profesionin tend te gazetarit

Erion Kristo, opinionist: Ne te duam shume dhe te cmojme. Ata kane humbur qe te kane larguar ty. Ky akt eshte i turpshem. Mos i trajtoni njerezit si gogla!

Ralf Gjoni, publicist: Gjithnjë e kam vlerësuar profesionalizmin tënd dhe insistimin gazetaresk për të gërmuar të vërtetën. Më kujtoje Anglinë me atë ‘mistrecllëkun’ tënd prej gazetari investigativ. Nuk i harroj momentet e shumta ne MPJ… Remember??? Good luck! 

Arben Çejku: Nje gazetar profesionit dhe i talentuar si Tedi Blushi do e gjeje veten perseri ne nje pozicion akoma me te mire. Me kete rast te falenderoj per intervisten time qe publikove ne Gazeta Shqiptare per Maqedonine e cila tronditi burokracine e dy vendeve… Te uroj suksese!

Klodiana Lala, gazetare, News24: Ted Tedi Blushi je thjesht IKONE! Me shume se kaq skam ç’them

Nevila Samarxhi, gazetare: Po si nuk e nxorre kurre nje llaf te keq ne kaq vite qe kemi bere ato faqe politike, Po si nuk e bere nje germe gabim, ose me shume nga menaboja, njesoj si ne kete status. Skam cthem me shume se cte ka thene Klodi. Je thjesht nje ikone.  🙁

Elert Yzeiri, moderator programi sportiv, Digitalb: Nuk e di pse me ngjan me te njejten ngjarje te para 3 vjeteve, fiks si sot or mik ka qene edhe ajo dite. Edhe atehere shume police dhe shume gjakprishur degjuam e pame. Ndryshimi i vetem eshte se ti s’ke dron, por emri dhe puna jote u rrine si dron mbi koke. Lere tu valevitet mbi koke, shijoje shfaqjen nga larg.

Nikoleta Kovaci, gazetare: Tediiiii, kurajo, ti mund ta mposhtesh te keqen…Jena ne kurth vella…

Ervin Baku, gazetare: Bashke nuk njihemi. Nuk kemi marre kurre as edhe nje kafe. Por kam respekt maksimal dhe konsiderate te larte per ty, per punen tende dhe per qytetarine qe te karakterizon… Shume i trishte si lajm. Turp, turp i madh, per sjelljen rrugaçerore te drejtuesve dhe pronareve. Mosmirenjohes deri ne palce. Mos ta ndjej hiç koleg. Hiç fare. Ti i ben nder gazetarise. Ec perpara… T’u prifte e mbara.

Rezear Xhaxhiu, gazetar: Ted miku im,ashtu si une edhe ti e di besoj se gazetaret e mire,kudo ku jane, perpiqen te arrijne te njeten gje:nje gazetari informuese,te ndershme ne synimin dhe efektet e saj,qe nuk i shebren asnje kauze,vec se vertetes se qarte e cila gjithnje ka nje cmim. Ndaj mik,se ti bere nje gazetari te tille ne nje shtepi,"kryefamiljaret" e se ciles nuk e njohin kete profesion pagove cmimin e lirise dhe te profesionalizmit tend. Por me mire keshtu. Sepse do te te dale me per mbare per aq kohe sa ti mbetesh nje dashor i profesionalizmit dhe i lirise tende. Alistair Cooke thote diku se "njeriu i talentuar qe nuk e can koken per para eshte shume i veshtire per tu zbutur".Suksese mik.

Mimoza Koçiu, gazetare ABC News: Jam pa fjale nga ç’lexova! Ti je profesionist qe dallon, e kete nuk ta prek dot askush!

Edian Gjoni, ish-moderator edicioni informativ: Tedo mos u merzit se me i forte do behesh. Per interesa dhe per leke keta shesin edhe te emen, jo me ty, mua apo kushdo qofte.

Juli Xhokaxhi, gazetare ABC News: Per nje gazetar si ty ka vend kudo Tedi!

Helidon Tahiraj, gazetar satirik, “Albanian Free Press”: Sa keq se mua me pelqente si portal. Aty merrja lajmet qe ndodhni, per rubriken e satires. Ishallah te del llotaria e shpeton nga ky vend i fadromisteve

Simon Shkreli, gazetar, Shkodër: Jetojme ne kohe te kqija Tedi Blushi. Kurajo skam pse te them sepse e ke fale punes dhe profesionalizmit tend. Suksese kudo e mos u perkul asnjehere perballe presionit qe do kesh ne kete dreq profesioni

Ornela Hila, gazetare, Vlorë: Ata kane humbur .. ty mbare kudo ku do hysh

Anisa Ymeri, gazetare, TVSH: Mjerisht aty nuk japin arsye per asgje. Tedi Blushi keep walking!!!

Lexoni se ç’ndodhi: Shkarkohet kryeredaktori i Balkanweb: Ik urgjent ose të nxjerr jashtë zyrës me policë