Transmetuar më 15-10-2017, 17:43

Denoncimi publik që një familje bëri sot, duke kallëzuar se vajza e tyre 15-vjeçare është përdhunuar nga një fqinjë i tyre, dhe është në muajin e tetë të shtatzënisë, shkaktoi një reagim të gjerë publik.

Madje ka reaguar dhe njëra prej vajzave të të akuzuarit, Ligor. B., e cila ka deklaruar se pretendimet e denoncuesve janë të pavërteta.

“Babai im është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë në burg, të lirohet sa më shpejt”, ka thënë ajo në përgjigje të akuzave për përdhunimin e të miturës, XH.B.

Vajza e të dyshuarit, shkon më tej duke u shprehur se i ati i saj e ka mbajtur me bukë këtë familje, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Vajzën që e ka denoncuar, e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes”, ka thënë vajza e të akuzuarit.

Ndërkohë, priten analizat e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që po pret 15-vjeçarja, është e 55-vjeçarit apo jo. /k.k/noa.al/