Transmetuar më 15-10-2017, 22:03

Disa ekspertë kanë përpiluar një test psikologjik, i cili përfshin vetëm një pyetje. Siç pohojnë ata, kjo pyetje do t’ju mundësojë të mësoni diçka të re për veten tuaj.

Fillimisht imagjinoni se këto pesë gjëra duhet t’i bëni njëkohësisht:

1. Të qetësoni një bebe që është duke qarë

2. T’i largoni rrobat të cilat i keni në oborr (pasi ka filluar të bjerë shi)

3. Të ndaloni ujin e çezmës (uji ka filluar të mbulojë dyshemenë e kuzhinës)

4. Të hapni derën kryesore të shtëpisë (dikush është duke trokitur në derë)

5. T’i përgjigjeni celularit i cili po bie

Mësoni çfarë kuptimi ka përgjigja juaj në pyetjet e mësipërme:

1. Nëse gjëja e parë që bëni është të qetësoni beben, atëherë gjëja më e rëndësishme për ju në jetë është familja.

2. Nëse nxitoni t’i largoni rrobat të cilat do të lagen nga shiu, atëherë prioritetet tuaja janë dashuria dhe lidhjet intime.

3. Nëse e ndalni çezmën, atëherë nuk është gënjeshtër se keni preferencë kryesore paratë.

4. Nëse dilni dhe e hapni derën, atëherë prioriteti juaj në jetë janë miqtë dhe familjarët.

5. Nëse i përgjigjeni celularit, atëherë karriera dhe puna janë prioriteti juaj në këtë jetë.