Transmetuar më 19-10-2017, 12:38

Kompania Facebook ka konfirmuar se ka blerë programin TBH që është i famshëm tek adoleshentët. Programi TO BE HONEST është risi që i ndihmon të rinjtë të mësojnë sjelljen e mirë dhe komplimentet.

Ky program i jep mundësinë të rinjve që t’i dërgojnë komplimente miqve të tyre, duke sjellë kështu një ndalim të komenteve negative dhe cyverbullying.

Sipas TBH që përkthehet "të jesh i sinqertë" deri tani është shkarkuar nga 5 milionë njerëz dhe janë dërguar mbi 5 miliard mesazhe që nga muaji gusht kur aplikacioni u vendos në dispozicion të adoleshentëve.

E pikërisht qëllimi që ka ky aplikacion e shtyu kompaninë e rrjetit social Facebook ta blinte.

Sipas një deklarate përfaqësues të Facebook u shprehën se këto dy këto aplikacione kanë të njëjtën qëllim, të ndërtojnë një komunitet që komunikon me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha komunikojnë mbi bazat e një sjellje të mirë.