Transmetuar më 21-10-2017, 23:16

Qyteza shumë e bukur italiane Kandela mund të jetë realizimi i ëndrrave tuaja, kryebashkiaku i këtij qyteti ka paralajmëruar se do të paguaj 2.000 euro për të gjithë ata që vijnë të jetojnë në këtë vend.

Në këtë qytet në vitet e nëntëdhjeta kanë jetuar 8.000 njerëz, ndërsa tani kanë mbetur vetëm 2.700.

Kryebashkiaku Nicola Gatta tani dëshiron që Kandelës t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, lajmëron CNN.

“Në vitet 1960’ta këtë qytet e kanë quajtur Napoli i Vogël, ndërsa rrugët kanë qenë përplot me turistë, shitore, fëmijë”, ka thënë Gata.

Për shkak të situatës së keqe financiare, shumica e të rinjve në dekadat e fundit e kanë braktisur këtë qytet, duke kërkuar punë në ndonjë vend tjetër.

Zëvendësi i kryebashkiakut Stefano Bashchinelli ka precizuar se për beqarë të cilët vijnë të jetojnë në këtë qytet paguhen 800 euro, qifteve 1.200, familjeve tre anëtarëshe 1.500 deri 1.800 euro, ndërsa më shumë se 2.000 euro marrin familjet katër apo pesë anëtarëshe.

Por, ekzistojnë dy kushte.

Familjet të cilët vijnë të jetojnë në Kandela duhet të marrin me qira një prej shtëpive ekzistuese, dhe atje të gjejnë punë me të ardhura së paku prej 7.500 eurove në vit.

Në këtë mënyrë, në Kandela tashmë kanë ardhur gjashtë familje nga veriu i Italisë, ndërsa edhe pesë të tjera janë paraqitur.

“Nuk dëshirojmë të na vijnë njerëzit të cilët nuk duan të punojnë, të gjithë banorët e rinj duhet të punojnë dhe të kenë të ardhura, ka thënë Bashchinelli.

Një familje e cila ka ardhur në këtë qytet, e ka siguruar punën ashtu që me parat e fituara nga pushteti i qytetit e ka hapur një kioskë për shitjen e gazetave.

“Këtu jeta është e qetë dhe e thjeshtë. Nuk ka tollovi, është lehtë të lëvizet nëpër gjithë qytetin, nuk ka trafik e as ndotje të ajrit”, thotë fotografi Francesco Delvecchio, i cili gjithashtu ka vendosur ta kërkojë fatin në Kandela.

Gjëja më e mirë është se në afërsi të këtij qyteti, vetëm një orë vozitje, janë plazhet shumë të bukura. /gazetametro.net