Transmetuar më 24-10-2017, 16:20

Nga Flamur Vezaj*

Saimir Tahiri, katër vjet Ministër i Brendshëm, nje nga njerezit më me pushtet ne qeverinë “Rama 1” dhe kryetar i PS-se per Tiranen! Ishte drejtues politike dhe njeherazi kryepolici i gjithe Shqiperise, pasi te gjithe drejtoret, shefat e Komisariateve e deri te shefat e krimeve ne shume raste, jane emeruar personalisht nga ai!

Drejtonte institucionin me te gjitha mundesit ligjore, qe te grumbullonte informacion, te hetonte persona, te siguronte prova, te arrestonte dhe te dergonte materiale voluminoze (Prova) Prokurorisë dhe Gjykatës per ndeshkimin e shkelesve te ligjit!

Pasi nuk ka oficer te policise gjyqesore, prokuror apo gjykates qe kur ka PROVA te mos e denoi personin (sidomos per ngjarje te renda)! Por çfarë ka ndodhur?

Gjate kohës kur PS-ja ishte ne opozite, Sajmir Tahiri thuasje cdo dite dilte para mediave duke denoncuar persona qe abuzonin me detyren gjate qeverisjes se PD-se, edhe me emra konkret, sidomos per punonjësit e policisë te përfshirë ne fushata elektorale apo ngjarje te renda kriminale! Veç denoncimeve, ne ate kohe bashke me ish-kreun e opozitës tashme kryeministër, premtuan shume gjera sidomos drejtësi për ngjarjet e renda te ndodhura gjate qeverisjes 8 vjeçare te S.Berishës!  Po i kujtoj disa prej tyre me te rëndësishme, per te cilat vazhdojnë te premtojnë si te ishin ne opozite duke harruar qe kane mbi 4 vite ne pushtet! Premtuan zbardhjen e tragjedisë se Gerdecit dhe dërgimin e përgjegjësve para drejtësisë (S.Berisha, F.Mediu Etj) per 4 vjet asgjë edhe familjaret e viktimave mezi i dëmshpërblyen! Premtuan dërgimin para drejtësisë te përfituesve dhe abuzuesve me fondet e Rrugës se Kombit (L.Bashen etj), per 4 vite asgjë, madje e dhanë me koncesion rrugën! Premtuan zbardhjen dhe venien para drejtesise te urdheruesve e vrasesve te demonstruesve te “21 Janarit” (S.Berishës, etj), per 4 vjet asgjë! Premtuan se do te gjenin dhe do ti ndeshkonin perfituesit e privatizimit te CEZ-it, per 4 vite asgjë! Premtuan se do te hetojne cdo qindarke te femijeve te ish-kryeministrit S.Berisha dhe dergimin e tyre para drejtesise, per 4 vite asgjë! Premtuan se do te zbardhin ngjarjet e renda kriminale si dhe gjetjen e autoreve te vrasjes se deputetit te PS-se Fatmir Xhindi, për 4 vjet asgjë! Premtuan se so te zbardhnin vrasjen e ish-drejtorit te SHISH-it I.Çopa ne Durrës, per 4 vite asgjë! Premtuan se do te zbardhin dhe gjejnë autoret e vrasjes me eksploziv te gjyqtarit S.Konomi me Vlore, per 4 vite asgjë, perkundrazi u shtuan viktimat me tritol! Premtuan se do te zbardhin vrasjen e tironsit A.Santo (qe ndodhi ne qeverisjen e tyre) ne mes te zones se ish-bllokut, për 4 vite asgjë! Premtuan qe autoret nuk ikin me ne drejtim te paditur, per 4 vite ke mbi 50 vrasje e masakra me arme (minimumi) pa autor! Pa i kujtuar këtu marrëveshjen private te mbylljes se konfliktit me atentatorët me tritol ndaj biznesit te babes se tij. E nese nuk qëndron kjo marrëveshje (se Tahiri se ka pranuar publikisht) eshte edhe me keq akoma ai per 4 vite nuk ishte ne gjendje te gjej atentatorët e familjareve te tij! Etj… etj… etj…. E tashme i shkarkuar nga detyra dhe pa asnje police nga pas, Tahiri vazhdon te premtoj se do t’i ndëshkojë politikanet e fëmijët e tyre per krimet qe kane bere! Ja pse them se nuk ka moral ai qe te flas e akuzoi te tjeret apo edhe te premtoj per zbardhje te aferave te ndryshme financiare nga politikane apo fëmijë të tyre sepse ishte ne detyre dhe nuk beri asgjë! Suksese në zbardhjen e krimeve të ndryshme!

*Ish-gazetar, emigruar në SHBA

**Qëndrimet janë personale