Transmetuar më 24-10-2017, 19:55

Një studente ka marrë guximin duke arritur të rrëfejë se është viktimë e abuzimit seksual nga babai i saj i cili prej vitesh, që në fëmijëri, e përdhunon rregullisht.

Ngjarja u denoncua në policinë e Iraklios, në Kretë të Greqisë.

NOA raporton se dosja hetimore sot shkoi në seksionin penal të gjykatës së Iraklios.

Vajza dëshmon se që në vogëli është përdhunuar nga i ati.

Ajo thotë se nuk ka mundur deri sot të tregojë atë që ka vuajtur prej vitesh.

Policia ka ndaluar të dyshuarin e krimit seksual. Në deklarimet e tij, ai mohoi ta ketë përdhunuar vajzën e tij.

“Unë nuk po arrij më të kuptoj pse më është kundërvënë me të tillë denoncim”, – u shpreh babai i dyshuar për përdhunimin e të bijës.

Vajza nga ana e saj shton se ka vuajtur edhe divorcin e prindërve. /noa.al/