Transmetuar më 26-10-2017, 17:27

Territori mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat Veriore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër ndërsa zonat Veriore mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta.

Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të pakët në ekstremin Verior dhe Verilindor të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 25 – 26°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzimi 1 – 2 ballë.

Europa

Moti i kthjellët me vranësira kalimtare vijon dominimin në pjesën më të madhe të kontinentit Europian.

Ndërsa Europa Verilindore dhe Qendrore do të ndikohet nga një sistem me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore, të cilat gradualisht zhvendosen drejt zonës së Alpeve Europiane dhe Veriut të Ballkanit. /b.l/noa.al/