Transmetuar më 27-10-2017, 10:16

Në rrjetin social facebook po qarkullojnë foto të grupit legjendar “Metallica” me flamurin tonë kombëtar.

Grupi i famshëm muzikor “Metallica” ka pozuar me flamurin shqiptar gjatë ditëve të fundit të turit të tyre në Britani. Fotografia në fjalë është realizuar nga një djalë shqiptar, i cili jeton atje. 

Ky person është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ka publikuar postime, përmes së cilave ka treguar se është një fans i madh i “Metallicas”.

 Ervin Gjonaj, i cili në Instagram mban emrin e liderit të grupit, ka shfrytëzuar takimin me ta, për të shpalosur flamurin kombëtar, duke pozuar me ta.

 Madje, flamurin e Shqipërisë ia kishte bërë dhuratë për ditëlindje Robert Trujillos, basistit të grupit.

 Përveç flamurit, Gjonaj u ka dhuruar atyre edhe një fanellë të Kombëtares.

 Dhe në nderim, “Metallica” të martën në koncertin e mbajtur në Londër kanë përshëndetur të gjithë fansat shqiptarë, pjesëmarrës në këtë koncert. /k.k/noa.al/