Transmetuar më 27-10-2017, 10:58

Instagram sjell gjithmonë risi për përdoruesit e saj, por kjo e fundit është me të vërtetë spektakolare dhe interesante njëkohësisht.

Bëhet fjalë për “Video Live” sëbashku me një person tjetër. Në momentin që jeni live poshtë jush do të dalë një ikonë me dy fytyra.

Mjafton të klikoni mbi të dhe shfaqet lista e personave që po të ndjekin direkt. Kështu ju mund të zgjidhni “shto” duke ftuar të jeni direkt të dy në “split screen”. Personit të përzgjedhur do i dërgohet një mesazh dhe kur e pranon nis transmetimi direkt.

“Ky është përditësimi i fundit për videot direkte që kemi realizuar, për t’i dhënë njerëzve më shumë mundësi për të qenë bashkë në kohë reale.

Tashmë, me mundësinë për të ftuar një mik për t’iu bashkuar transmetimit direkt, dhe njerëzit të ndihen më afër për të ndarë atë që dëshirojnë në çdo kohë”, thuhet në njoftimin e Instagram. /b.l/noa.al/