Transmetuar më 28-10-2017, 14:59

Lindi si një ëmbëlsirë duke përfshire ato pak gjëra që ndodheN në shtëpi. Receta bazë është e njëjtë si e sultjashit normal vetëm që i shtohen edhe fruta të thata.

Përbërësit: 200 gram oriz, 1 litër qumësht, 200 gram sheqer të bardhë ose kaf, një dorë me mana kinezë, 1 dorë rrush të thatë, 1 grusht arra të qëruara, një grusht fistik, kanellë.

Përgatitja

Vendosni të rrinë në ujë rrushin dhe manat kineze. Ndërkohe vendosni orizin të ziej me 400 ml ujë në zjarr të  avashtë dhe sapo uji të fillojë të shteroj, shtoni qumështin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët duke e përzier vazhdimisht që mos ju ngjitet.

Kur shikoni që qumështi është përgjysmuar, shtoni sheqerin  dhe vazhdoni zierjen deri kur shikoni që orizi është shkriftuar dhe masa është trashur dhe është bërë e kremoze.

Shtoni dhe manat sëbashku me rrushin të shtrydhura nga uji, arrat, dhe përzijeni. Ndajeni në tasa individual dhe lëreni të ftohet. Para se ta shërbeni spërkateni sipër me kanell dhe fistikë të grirë. /Adda’s All/