Transmetuar më 28-10-2017, 17:09

Nga Ylli Manjani

Shkolla e dreqit.

Sot Kryeministri shpalli edhe themelimin e Shkollës së Partisë.

Në këtë shkollë/Akademi ofrohen kurse leksionesh për:

1. Gënjeshtrën publike pa tu dridhur qerpiku.

2. Drogimin e vendit si alternativë për të harruar varfërinë.

3. Burgosjen e cilindo, por jo të deputetët e Rilindjes.

4. Shitjen e Shqipërisë pjesë-pjesë kompanive off shore.

5. Bërjen e parave nga trafiqet ndërkombëtare.

6. Pastrimin e parave kriminale nëpermjet koncensioneve në infrastrukturë e me gjerë.

Shkolla ofron cikle leksionesh nga mashtrues kalibri, mbi etikën e komunikimit të gënjeshtërt!

Kursi fillon me ciklin e leksioneve me temë: “fajin e ka dynjaja”!

Pastaj do vijojë cikli i leksioneve mbi “mediat në kazan dhe qeverinë tepsi”.

Shkolla do ketë edhe prakticienë të spikatur të dhunimit të Kushtetutës dhe ligjeve. Ata do ti ofrojnë të rinjve metoda praktike si të shkelesh ligjin, pa të hyrë gjëmb në këmbë!

Shkollë leshi! Shkollë krimi! Shkolla e dreqit…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al