Kompania “Nissan Motor” ka vendosur të tërheqë nga tregu 1 milion e 210 mijë automjete në Japoni, pasi disa prej tyre janë prodhuar pa kontrollet e duhura të sigurisë, njoftoi prodhuesi i makinave.
Prodhuesi i dytë më i madh i makinave, në Japoni njoftoi zyrtarisht se ka vendosur të kryejë rikontrollin e 1 milion e 210 mijë automjeteve të prodhuara midis muajit tetor 2014 dhe shtator 2017.
Sipas deklaratës së kompanisë “Nissan Motor”, ajo ka pezulluar shitjen e 60,000 automjeteve të reja.
Vendimi erdhi, pasi kontrolli i sigurisë së automjeteve ishte kryer nga një personel i pakualifikuar.
Prodhuesi i makinave tha se vendimi erdhi si rezultat i një hetimi të kryer nga qeveria në muajin shtator.
Në Shqipëri nuk ka një njoftim zyrtar se sa preken blerësit në vend nga ky vendim i kompanisë.
Në galerinë e mëposhtme shijoni pamje të disa makinave të kësaj marke që nga krijimi e deri te teknologjia më e fundit.