Transmetuar më 30-10-2017, 14:55

Vijon dominimi i kthjellimeve në vend, përjashtuar vranësira të përkohshme në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Pasditja paraqitet me mot të kthjellët thuajse në të gjithë vendin por sërish ekstremi Verior dhe Verilindor do të ketë vranësira kalimtare. Moti kryesisht i kthjellët mbetet dominant edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen me 3- 4°C gjatë mëngjesit por një rënie e lehtë parashikohet të ndodhë gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor dhe Lindor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

Europa

Veriu dhe Veriperëndimi i Europës mbeten me vranësira dhe reshje të shpeshta shiu e dëbore.

Po ashtu, një pjesë e Qendrës së kontinentit si edhe pjesërisht Mesdheu Qendror paraqiten me vraënsira të dendura por reshje të pakta shiu. Por pjesa më e madhe e kontinentit Europian dominohet nga moti i kthjellët por i ftohtë. /b.l/noa.al/