Transmetuar më 01-11-2017, 07:39

Një natë më parë, New Yorku u trondit nga një sulm i dyshuar terrorist, ku të paktën 8 persona humbën jetën, dhe disa të tjerë mbetën të lënduar.

Mësohet se autor i dyshuar i kësaj masakre është një 29-vjeçar emigrant nga Uzbekistani.

Ai është identifikuar si Sayfullo Saipov, që ka ardhur në SHBA në vitin 2010

Autoritetet në Neë York thanë se të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u fut në një korsi biçikletash dhe shtypi çiklistë dhe këmbësorë jo larg Qendrës Përkujtimore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan.

Kryetari i Bashkisë së Newju Yorkut, Bill de Blasio, e cilësoi sulmin si një akt terrorist.

“Ky ishte një akt terrorist, një akt terrori prej fricakacësh, drejtuar ndaj civilëve të pafajshëm”.

Autori i dyshuar i sulmit, thuhet se thirri “Allahu Akbar” në momentin kur doli nga makina, raporton BBC.

Policia në Neë York e arrestoi autorin e sulmit pasi e qëlloi duke e plagosur. /k.k/noa.al/