Transmetuar më 01-11-2017, 22:55

Revista amerikane “Forbes” ka shpallur kancelaren gjermane Angela Merkel gruan më të fuqishme në botë për vitin 2017.

Vendi i dytë i ka takuar kryeministres britanike, Theresa May.

E treta në listë është filantropistja dhe afaristja amerikane Melinda Gates.

Kancelaria Angela Merkel gjatë muajit të kaluar arriti të fitojë një mandat të katërt në zgjedhjet federale në Gjermani.

Merkel u bë një prej tre kancelarëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore që zgjidhet për një mandat të katërt./a.k/noa.al/